Politika e privatësisë
AB Volvo (publ) dhe Volvo Truck Corporation e vlerësojnë interesin tuaj në produktet tona dhe vizitën tuaj në uebsajtin tonë http://www.volvotrucks.com/
Ky njoftim privatësie dhe njoftim ligjor është i përgjithshëm për uebsajtin e Volvo Group. Megjithatë, mund të ekzistojnë informacione privatësie shtesë në uebsajte specifike të kompanive të ndryshme të Volvo Group ose në uebsajtet e Volvo Group që ofrojnë funksion special
Të dhënat personale
Te Volvo Truck Corporation ne kemi për qëllim t’ju japim sa më shumë kontroll të jetë e mundur mbi informacionin tuaj personal. Për ne është e rëndësishme që të ndiheni komod gjatë vizitës suaj në uebsajtin tonë. Por, ka raste kur neve mund të na nevojitet prej jush informacion personal. Çdo informacion personal që mund të na jepni (duke përfshirë, por pa u kufizuar me adresën tuaj të emailit) përdoret për qëllimet e mëposhtme:
Nëse na jepni informacione personale për të marrë informacione nga ne (për shembull broshura, katalogë), ne i mbledhim dhe i ruajmë ato informacione. Ky informacion na jep neve mundësinë të plotësojmë kërkesën tuaj për informacion. Nëse rishikoni ose shkarkoni informacion, ne e monitorojmë vizitën. Kjo na shërben për t'ju ofruar informacione të përshtatura dhe për të na dhënë informacione në lidhje me cilat pjesë të faqes frekuentohen, përmes përdorimit të kukive, shikoni më poshtë.
Ne e përdorim informacionin e mbledhur ose të ruajtur për ju vetëm brenda Volvo Truck Corporation.
Uebsajti mund të përmbajë lidhje drejt uebsajteve që nuk janë të Volvo Truck Corporation. Volvo Truck Corporation nuk mban përgjegjësi për praktikat e privatësisë të këtyre uebsajteve.
Mund të kontaktoni Volvo Truck Corporation nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me mënyrën se si i përpunojmë të dhënat personale që lidhen me ju (p.sh. emrin, adresën e emailit). Të dhënat e kontaktit të Volvo Truck Corporation jepen në fund të kësaj faqeje. Nëse ndonjë prej të dhënave është e pasaktë, ju keni të drejtën t’i korrigjoni ato. Ju keni gjithashtu të drejtën, (me kërkesë me shkrim dhe të nënshkruar personalisht, një herë për çdo vit kalendarik dhe pa pagesë), të merrni informacion prej nesh, ndër të tjera, se cilat të dhëna personale ne përpunojmë në lidhje me ju dhe pse.
Kukit
Në uebsajtin e Volvo Truck Corporation përdoren kuki. Një kuki është një skedar i vogël teksti që përmban informacion teksti që ruhet në kompjuterin tuaj. Qëllimi ynë për përdorimin e kukive është përmirësimi i përdorimit të sajtit nga ana juaj si vizitor.
Në uebsajtin e Volvo Truck Corporation përdoren tri lloje kukish, kryesisht këto sa më poshtë:
Përveçse kur deklarohet qartë ndryshe, kukit nuk përdoren asnjëherë nga Volvo Truck Corporation me qëllimin e mbledhjes së informacioneve personale të tilla si emri, adresa juaj e emailit etj. Prandaj, çdo informacion i grumbulluar përmes përdorimit tonë të kukive hartohet në bazë anonime.
Nëse nuk pranoni përdorimin e kukive të Volvo Truck Corporation në uebsajtin tonë, mund të konfiguroni shfletuesin tuaj që të refuzojë kukit duke modifikuar cilësimet ose preferencat e shfletuesit. Megjithatë, për shkak të teknologjisë së përdorur prej nesh në uebsajtin tonë, ai nuk do të funksionojë mirë pa përdorimin e kukive.
Njoftimi ligjor Njoftimi i të drejtës së autorit
Përmbajtja e uebsajtit është me të drejtë autori © 2002 AB Volvo (publ) (ose e filialeve dhe/ose licencuesve të tij aty ku tregohet), SE-405 08 Göteborg, Suedi. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Informacionet në uebsajt, duke përfshirë, por pa u kufizuar me tekstin, imazhet dhe tingujt, përveçse për qëllime rreptësisht private ose aty ku tregohet ndryshe, nuk mund të riprodhohen, transferohen, shpërndahen apo ruhen pa lejen paraprake me shkrim nga AB Volvo (publ). Modifikimet në përmbajtjen e uebsajtit ndalohen shprehimisht.
Disa pjesë të uebsajtit përmbajnë imazhe që janë subjekt i të drejtave të autorit të ofruesve të tyre.
Markat tregtare
Përveçse kur tregohet ndryshe në uebsajt, markat, logot e korporatës dhe emblemat e shfaqura, të tilla si, për shembull, simboli që shfaqet më poshtë, janë subjekt i të drejtave të markës tregtare të Volvo Trademark Holding AB dhe/ose AB Volvo (publ) (ose filialeve të tij).
Mungesa e garancive dhe e deklarimeve
INFORMACIONI NË KËTË UEBSAJT JEPET “SIÇ ËSHTË”. NË ASNJË RAST VOLVO GROUP NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS NDAJ NDONJË PALE PËR ASNJË DËM DIREKT, INDIREKT, TË VEÇANTË OSE SHKAKËSOR PËR ÇFARËDO PËRDORIMI TË KËTIJ UEBSAJTI, OSE NË NDONJË UEBSAJT TJETËR ME HIPERLIDHJE, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR ME HUMBJE TË FITIMEVE, NDËRPRERJE TË BIZNESIT, HUMBJE TË PROGRAMEVE OSE TË TË DHËNAVE TË TJERA NË SISTEMIN TUAJ TË MENAXHIMIT TË INFORMACIONEVE OSE NDRYSHE, EDHE NËSE JEMI KËSHILLUAR SHPREHIMISHT PËR MUNDËSINË E KËTYRE DËMEVE.
Volvo Group nuk jep asnjë garanci dhe/ose deklaratë të çfarëdo lloji rreth uebsajteve të tjera që mund të aksesoni përmes këtij sajti. Garanci dhe/ose deklarime të tilla jepen vetëm si lehtësi dhe nuk nënkuptojnë se Volvo Group miraton apo pranon ndonjë përgjegjësi për përmbajtjen e përdorimit të këtij uebsajti. Përveç kësaj, ju takon juve të merrni masa paraprake për t'u siguruar që çdo gjë që zgjidhni për përdorimin tuaj të mos ketë viruse, karrema, trojanë dhe artikuj të tjerë të natyrës shkatërruese.
Informacionet në këtë uebsajt mund të përmbajnë pasaktësi teknike ose gabime tipografike.
Informacionet që përmban ky uebsajt mund të ndryshohen në çdo moment pa njoftim ose detyrim paraprak.
Informacionet që publikohen në uebsajt mund të përmbajnë referenca ose referenca të tërthorta për produktet, shërbimet etj. të Volvo Group, të cilat nuk janë prezantuar ose nuk disponohen në vendin tuaj. Saktësia e këtij informacioni nuk garantohet, në veçanti duke qenë se ky informacion është subjekt i ndryshimit, kërkesave specifike ose disponueshmërisë dhe këto referenca nuk nënkuptojnë që Volvo Group ka për qëllim të prezantojë këto produkte, shërbime etj. në vendin tuaj. Kontaktoni me distributorin tuaj lokal për të dhënat e plota në lidhje me produktet, shërbimet etj. që mund të jenë të disponueshme për ju dhe për porositje.
Komentet, pyetjet ose sugjerimet
Vini re se çdo informacion, sugjerim, ide apo paraqitje të tjera të pakërkuara do të konsiderohen si jokonfidenciale dhe jo informacion pronësie. Duke dërguar ndonjë informacion apo material, ju i jepni AB Volvo (publ) dhe Volvo Group një licencë të pakufizuar dhe të parevokueshme për të përdorur, riprodhuar, shfaqur, kryer, modifikuar, transmetuar dhe shpërndarë ato materiale ose informacione, dhe ju gjithashtu pranoni se AB Volvo (publ) dhe Volvo Group janë të lirë të përdorin çdo ide, koncept, ekspertizë apo teknikë që ju na dërgoni për çfarëdo qëllimi.
Softueri specifik i disponueshëm në uebsajtin tonë
Çdo softuer që mund të disponohet për shkarkim nga ky uebsajt ("Softueri") është punë me të drejtë autori e AB Volvo (publ) (ose ndonjë prej filialeve të tij) dhe/ose furnitorëve të tij.
Përdorimi i Softuerit drejtohet nga kushtet e marrëveshjes së licencës së përdoruesit fundor, nëse ka, të cilat shoqërojnë ose përfshihen me Softuerin (“Marrëveshja e licencës”). Përveçse nëse vijon ndryshe nga Marrëveshja e Licencës, Softueri vihet në dispozicion për shkarkim vetëm për përdorim nga përdoruesit fundorë. Çdo riprodhim ose rishpërndarje e Softuerit që nuk është në përputhje me Marrëveshjen e licencës, mund të rezultojë në dënime administrative (civile) dhe penale.
PA U KUFIZUAR ME SA MË LART, KOPJIMI OSE RIPRODHIMI I SOFTUERIT NË NDONJË SERVER OSE VENDNDODHJE TJETËR PËR RIPRODHIM OSE RISHPËRNDARJE TË MËTEJSHME, ËSHTË SHPREHIMISHT I NDALUAR.
SOFTUERI ËSHTË I GARANTUAR, NËSE KA, VETËM SIPAS KUSHTEVE TË MARRËVESHJES SË LICENCËS. PËRVEÇSE SIÇ GARANTOHET NË MARRËVESHJEN E LICENCËS, VOLVO GROUP PËRMES KËSAJ DEKLARATE HEQ DORË NGA ÇDO GARANCI DHE KUSHT NË LIDHJE ME SOFTUERIN, DUKE PËRFSHIRË TË GJITHA GARANCITË DHE KUSHTET E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË, PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, TITULL DHE MOSSHKELJE.
Kontakti
Në rast se keni pyetje rreth seksioneve të mësipërme, mos hezitoni të kontaktoni AB Volvo (publ) përmes faqes së kontaktit të Volvo Truck Corporation